Flash

Investimet në kanalizime me pikatore/ KLSH: Në një dekadë UKT çoi 10 milionë euro

Lapsi.al 5 January 2026
Investimet në kanalizime me pikatore/ KLSH: Në një dekadë

Nevojat për kanalizime në kryeqytet janë në rritje të vazhdueshme teksa investimet reale në rrjet mbeten larg asaj që kërkohet.

Një auditim i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) nënvizon se nga 7 miliardë lekë apo rreth 70 milionë euro investime kapitale të kryera në një dekadë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë afërsisht 1/7 e kësaj shumë kanë shkuar për kanalizime.

“Fondet e destinuara për përmirësimin e rrjetit të kanalizimeve të qytetit të Tiranës kulmojnë si masë relative (në%) në vitin 2015, ku pesha specifike e këtyre fondeve zinte 58% të investimeve vjetore gjithsej dhe me trend rënës, derisa në vitin 2022 shënohet përqindja më e ulët e investimeve të realizuara për përmirësimin e sistemit të kanalizimeve, me vetëm 2,1% të totalit të fondeve gjithsej të shpenzuara për investimet e UKT. Për gjithë periudhën 2015-2024 investimet gjithsej të UKT sh.a. janë 7,038 milionë lekë dhe ato për sistemin e kanalizimeve vetëm sa 13.2% e tyre, ose 927 milionë lekë”, thuhet në auditim.

KLSH konstaton se nga viti në vit nuk ka pasur një harmonizim të vlerave që investohen duke u luhatur në disa raste nga 2 për qind deri në 58 për qind, por për një pjesë të mirë të viteve ato ishin në vlera modeste.

“Për rrjedhojë, këto investime të rrjetit të kanalizimit që për periudhën 2015-2024 arrijnë në 926,6 milionë lekë, vlerësohet që kanë dhënë një ndikim të lehtë e të pa ndjeshëm në zvogëlimin e humbjeve të ujit dhe zgjerimin e mbulueshmërisë me shërbime të ujit dhe zvogëlimin e shkarkimit të ujërave të ndotur në lumenjtë e kryeqytetit.

Nivelet e investimeve në sektorin e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe përpunimit të ujërave të ndotura në qytetin e Tiranë janë dukshëm më të ulëta se sa nevojat, kjo sidomos në kushtet që infrastruktura e kanalizimeve është e vjetër, e dëmtuar dhe herë-herë joefikase”, nënvizon auditimi.

Raporti ndalet në faktin që ndryshimet demografike të lidhura me migrimin e popullsisë drejt kryeqytetit pas ndryshimit të regjimit në vitin 1991 dhe rritja e ndjeshme pasuese e kërkesës për shërbimet e largimit të ujërave të zeza, kanë ndikuar në situatën e infrastrukturës së kanalizimeve, e cila në shumicën e rasteve funksionon me kapacitetin maksimal.

“Edhe pse vitet e fundit investimet kanë ardhur në rritje, ato nuk janë më të orientuara dhe të baraspeshuara në furnizimin me ujë dhe infrastrukturën e kanalizimeve, dhe se ato asnjëherë nuk kanë qenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për investime kapitale”, thuhet në raport./ Monitor

Të këshilluara

Këmbimi valutor 5 janar

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:09

Aksident në Fier, mjeti përplas 2 këmbësorë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Petovë pranë FNSH- së. Një automjet tip “ Benz” ka përplasur dy këmbësorë, çift bashkëshortësh. Këta të fundit kanë ...

19:57

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI