Flash

Elbasan/ Borë dhe ngrica në disa segmente rrugore

Lapsi.al 5 January 2026
Elbasan/ Borë dhe ngrica në disa segmente rrugore

Në qarkun Elbasan raportohet mot i lagësht, por situata paraqitet normale dhe pa probleme serioze. Në zonat malore ka patur reshje dëbore. Emergjencat Civile në bashkitë e qarkut konfirmojnë se nuk raportohen situata emergjente.

Akset rrugore nacionale e rurale, përveç vështirësive në qarkullim të ditës së djeshme deri rreth orës 17:00 në aksin Elbasan-Qafë Thanë, janë të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në këtë aks gjatë natës temperaturat kanë qenë të ulëta dhe me prezencë akulli.

Temperatura të ulëta nën zero dhe si rrjedhojë dëborë e ngrica ka pasur në segmentin Borovë-Ura Çerenecit, i cili është kriposur nga autoritetet. Ndërkohë sa i takon furnizimit me energji elektrike nuk ka pasur probleme.

Të këshilluara

Këmbimi valutor 5 janar

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.5 lekë dhe do shitet me 82.8 lekë. Ndërkohë monedha europiane euro do blihe...

08:09

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI