Flash

Bllokimi i imunitetit të Ballukut/ Berisha: Të premten, tryeza e frontit opozitar

Lapsi.al 5 January 2026
Bllokimi i imunitetit të Ballukut/ Berisha: Të premten, tryeza e

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë një thirrje të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim ditën e premte. Sipas tij, marrja në mbrojtje e Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë. Berisha tha se shqiptarët duhet të ngrihen në protestë për t'i dhënë, atë që ai e quan 'narko-diktatorit' të tyre, fundin e turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelë, duke iu referuar Maduros.

"Opozita pa asnjë diskutim do të ketë protesta ndër më të fuqishmet. Opozita thërret ditën e premte tryezën e të gjitha forcave politike dhe faktorëve influentë në shoqërinë shqiptare për të krijuar një bashkërendim, një front të gjerë kundër narko-regjimit të Edi Ramës dhe për të ndërmarrë të gjitha lëvizjet, protestat, demonstratat, revoltat e domosdoshme për largimin e tij një minutë e më parë. Për opozitën, bllokimi nga Edi Rama i heqjes së imunitetit të Lubi Ballukut, marrja në mbrojtje e delinkuentes Mirlinda Karçanaj, e njohur tashmë për abuzimet e tmerrshme me Ergys Agasin në favor të familjes Rama, janë një thirrje e madhe për shqiptarët për t’u ngritur në revoltë për t’i dhënë narko-diktatorit të tyre atë fund të turpshëm që pati narko-diktatori i Venezuelës," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI