Flash

Zëvendësja e Maduros emërohet Presidente/ Trump e kërcënon menjëherë

Lapsi.al 4 January 2026
Zëvendësja e Maduros emërohet Presidente/ Trump e

Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino López tha se ushtrua do të mbështesë zëvendëspresidenten Delcy Rodriguez si presidente të përkohshme. Ai shtoi se forcat e armatosura janë vënë në gatishmëri në të gjithë vendin për të garantuar sovranitetin e saj.

“Forcat e armatosura të Venezuelës kanë garantuar vazhdimësinë demokratike dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. I bëj thirrje popullit për paqe dhe rend dhe për të rifilluar aktivitetet e tyre ekonomike, të punës dhe arsimore. Vendi duhet të kthehet në rrugën e duhur", - tha Padrino.

Edhe Gjykata Supreme e Venezuelës i dha zëvendëspresidentes së Nicolas Maduro rolin e përkohshëm.

Kanë reaguar menjëherë Shtetet e Bashkuara që nuk e konsiderojnë Delcy Rodriguez si presidente legjitime.

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio e bëri të qartë këtë në një intervistë për ABC News, duke theksuar se ai nuk e konsideron atë legjitime sepse "ne nuk besojmë se ky regjim është legjitim sepse nuk është rezultat i zgjedhjeve. Dhe ne nuk jemi të vetmit. Ka rreth 60 vende në të gjithë botën që ndajnë këtë mendim. Në fund të fundit legjitimiteti i sistemit të tyre të qeverisjes do të vijë nga një periudhë tranzicioni dhe zgjedhje të vërteta, të cilat nuk i kanë pasur deri më tani” – tha Rubio.

Ndryshe nga Rubio, Trump kaloi në kërcënime. "Bëj atë që është e drejtë ose do të paguash një çmim të lartë, më të lartë se Maduro" – tha Trump në një intervistë për “The Atlantic”.

Administrata e Presidentit të SHBA-së duket se po punon në një plan për menaxhimin e Venezuelës pas kapjes së Presidentit Nicolas Maduro nga forcat amerikane. Lajmin e jep “Wall Street Journal” duke cituar zyrtarë të lartë amerikanë, të cilët thonë se ekipi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë po ndjek drejtpërdrejt çështjen.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Stephen Miller dhe Sekretari i Luftës Pete Hegseth po punojnë për planin. Opsionet që po shqyrtohen janë një ndërhyrje tokësore nga trupat amerikane për të marrë kontrollin e plotë të vendit, megjithëse Trump ka deklaruar se nuk beson se një vendosje forcash në terren është e nevojshme në këtë moment.

Sipas “Wall Street Journal” mbetet e paqartë se kë parashikon Uashingtoni si një udhëheqës të mundshëm të Venezuelës në fund të një periudhe tranzicioni, ashtu siç është e paqartë nëse Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin financiarisht një rindërtim të madh të vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI