Ndërsa Zohran Mamdani, social-demokrati i sapozgjedhur si kryetar i bashkisë së New York, tha gjatë një konference për shtyp të shtunën se e kishte diskutuar çështjen me Trumpin në telefon, duke kundërshtuar vendimin e komandantit të përgjithshëm. “E telefonova presidentin dhe fola drejtpërdrejt me të për të regjistruar kundërshtimin tim ndaj këtij akti dhe për ta bërë të qartë se ky kundërshtim bazohej në refuzimin e përpjekjes së një ndryshimi regjimi, në kundërshtimin e shkeljes së ligjit federal dhe atij ndërkombëtar dhe në dëshirën që kjo të jetë e qëndrueshme çdo ditë”, tha Mamdani. “E shpreha kundërshtimin tim, e bëra të qartë”. Më vonë, kryetari i bashkisë shkroi në X, duke pretenduar se “përpjekja flagrante e ndryshimit të regjimit” do të ndikojë drejtpërdrejt tek banorët e Nju Jorkut dhe tek venezuelianët që jetojnë në qytet. “Fokusi im është siguria e tyre dhe siguria e çdo banori të Nju Jorkut, dhe administrata ime do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe të japë udhëzimet përkatëse”, shkroi Mamdani në postim.It’s not about drugs. If it was, Trump wouldn’t have pardoned one of the largest narco traffickers in the world last month.
It’s about oil and regime change. And they need a trial now to pretend that it isn’t. Especially to distract from Epstein + skyrocketing healthcare costs. — Alexandria Ocasio-Cortez (@AOC) January 3, 2026