Flash

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 68-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 4 January 2026
Makina përplas këmbësorin, humb jetën 68-vjeçari

Rreth orës 18:44, në rrugën e re të portit, në vendin e quajtur “Marfish” në Durrës, një automjet tip Benz, që drejtohej nga një person me iniciale L. K., 28 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor me iniciale R. M., 68 vjeç.

Policia thotë se si pasojë e aksidentit, 68-vjeçari ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit, shtetasi L. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. /Lapsi.AL

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI