Flash

(FOTOLAJM) Çfarë nuk u pa nga përleshja e protestuesve me policinë tek kryeministria

Lapsi.al 4 January 2026
(FOTOLAJM) Çfarë nuk u pa nga përleshja e protestuesve me

Çadrat e ngritura nga aktivistët e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para godinës së Kryeministrisë u larguan me forcë nga efektivët e policisë së shtetit, të cilët u përplasën edhe me protestuesit që ndodheshin në bulevard.

Pas shkuljes së çadrës dhe shoqërimit të disa prej protestuesve, policia u vendos para Kryeministrisë, ndërsa në rrugë mbetën sendet e aktivistëve, të cilët kanë qëndruar për 28 ditë para godinës së kreut të qeverisë.

Përplasja me policinë u shoqërua edhe me lëndime fizike për disa prej protestuesve, mes tyre edhe kreun e “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Megjithatë, Lapaj bëri thirrje për mbështetësit që të sillnin sërish sende si karrige dhe çadra për të vijuar rezistencën, ndërsa njoftoi edhe një tjetër protestë pas dy javësh më herët.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI