Flash

Besniku i kthyer në tradhtar/ Kush është gjenerali që do dëshmojë kundër Maduros

Lapsi.al 4 January 2026
Besniku i kthyer në tradhtar/ Kush është gjenerali që do

Një ish-gjeneral dhe ish-drejtor i shërbimeve sekrete 007 të Venezuelës, besnik i ish-Presidentit Hugo Chavez u deklarua fajtor së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge dhe narko-terrorizëm. Hugo Armando Carvajal Barrios, i njohur si "El Pollo", i cili sipas gazetës amerikane “Newsweek” është dëshmitari kryesor i gatshëm të japë një dëshmi vendimtare në gjyqin kundër Nicolas Maduro dhe gruas së tij.

Dikur krahu i djathtë, i besuar i Chavez dhe trashëgimtarit të tij Maduro, tashmë në akuzuesin kryesor të një sistemi që ai ndihmoi në ndërtimin. Jo nga ndonjë pendim i sinqertë, por më shumë për të marrë ulje dënimi dhe për përfitime personale. Kjo është historia e "El Pollo", i lindur në vitin 1960 në Puerto La Cruz në Venezuelë dhe që u ngrit në radhët ushtarake në kulmin e tij.

Narco, Terror, and Politics in Southwestern Europe (2/10)

Në vitin 1992, Carvajal Barrios ishte ndër mbështetësit kryesorë të Hugo Chavez në përpjekjen e tij të dështuar për grusht shteti. Ky veprim u kushtoi të dyve burg, por e lidhi në mënyrë të pazgjidhshme "El Pollo" me udhëheqësin bolivarian. Ishte vetë Chavez që pasi triumfoi në zgjedhjet e vitit 1998, që e emëroi Carvajal Barrios si kreun e shërbimit sekret venezuelian.

Hugo Carvajal, el general chavista que sabe demasiado

Nga atje, sipas akuzave të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, "El Pollo" menaxhoi një operacion masiv të trafikimit të armëve dhe drogës duke bashkëpunuar me kartelet kryesore të kontinentit, siç janë “Cartel de Los Soles” dhe “FARC”-u kolumbian. Është në këtë rol që, sipas hetuesve amerikanë, ai mori pjesë në transportin e 5.5 tonëve kokainë në SHBA.

Në vitin 2013, pas vdekjes së Chavez, roli qendror i Carvajal Barrios në Venezuelë mbeti i pandryshuar. Agjenti numër një vendosi të hynte në politikë, duke u bërë një kongresmen pro-Maduros. Pika e kthesës erdhi në vitin 2019, kur ekonomia venezuelase ishte në gjunjë dhe opozita po merrte vrull. "El Pollo" ndërroi anë. Nicolas Maduro reagoi keq, duke e akuzuar atë për tradhti dhe duke e detyruar të largohej. Ndërkohë për Carvajal Barrios kishte një urdhër arresti nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

“El Pollo” u kap në Spanjë dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, ku u përball me të njëjtat akuza me të cilat përballen tani Nicolas Maduro dhe gruaja e tij: narko-terrorizëm, trafik droge dhe trafik armësh. Më 25 qershor 2025, Carvajal Barrios u deklarua fajtor për të gjitha akuzat dhe arriti një marrëveshje pranimi fajësie me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Megjithatë, dënimi nuk u ratifikua, ndoshta sepse "El Pollo" ndërkohë kishte filluar të negocionte një marrëveshje të re. Një gjë që mund të përfshijë dëshminë e tij kundër ish-udhëheqësit dhe presidentit të tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI