Flash

Venezuela e konfirmon: Forcat amerikane kapën Maduron dhe gruan e tij

Lapsi.al 3 January 2026
Venezuela e konfirmon: Forcat amerikane kapën Maduron dhe gruan e tij

Venezuela ka konfirmuar se forcat speciale amerikane Delta kanë kapur presidentin e këtij vendi dhe bashkëshorten e tij.

Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha se qeveria nuk e di vendndodhjen e Presidentit Maduro ose Zonjës së Parë, Cilia Flores.

Ajo shtoi se qeveria kërkoi "prova të menjëhershme të jetës" për të dy.

Kurse ministri i Mbrojtjes i Venezuelës ka njoftuar një mobilizim të menjëhershëm të forcave ushtarake në të gjithë vendin.

Duke folur në spanjisht në një video-adresim, Vladimir Padrino López bëri thirrje për një front të bashkuar rezistence përballë "agresionit më të keq" ndonjëherë kundër Venezuelës, duke shtuar se Venezuela po ndiqte "urdhrat e Maduros" që të gjitha forcat e armatosura të mobilizoheshin.

"Ata na kanë sulmuar, por nuk do të na nënshtrojnë", tha ministri i Mbrojtjes.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI