Flash

Thyen xhamat e lokalit dhe dhunuan një person, dy të arrestuar në Tiranë

Lapsi.al 3 January 2026
Thyen xhamat e lokalit dhe dhunuan një person, dy të arrestuar në

Dy persona janë vënë në pranga pasi dyshohen se për motive të dobëta kanë thyer xhamat dhe kanë dëmtuar pajisjet e një lokali në pronësi të shtetasit E. D. Gjithashtu, njëri prej të arrestuarve dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e pronarit të lokalit, ndërsa gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit ka dëmtuar edhe kamerat e sigurisë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2: arrestuan shtetasit E.(E). Gj.(Gj)., 43 vjeç dhe M. Gj., 52 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë thyer xhamat si dhe me anë të një sendi të fortë kanë dëmtuar pajisjet e lokalit me menaxher shtetasin E. D. Gjithashtu, 43-vjeçari dyshohet se ka goditur me grushte vëllain e shtetasit E. D., si dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë gjatë qëndrimit në dhomën e shoqërimit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Rikthehet kaosi në rrugën Elbasan-Librazhd

Rikthehet kaosi në disa segmente të rrugës kombëtare Elbasan–Librazhd deri në zonën e Kthesave të Dragostunjës. Prej orës 13:00, fluksi i shtuar i automjeteve q...

14:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI