Flash

Milan e nis me fitore, Tare elozhe merkatos: “Të surprizuar nga forma e Füllkrug”

Lapsi.al 3 January 2026
Milan e nis me fitore, Tare elozhe merkatos: “Të surprizuar nga forma

“Füllkrug? Lëvizëm në kohë. Pas dëmtimit të Gimenez na mungonin disa karakteristika dhe ishim të zotë të sillnim Füllkrug, i cili është një lojtar që jep shumë fizicitet, shumë prani dhe edhe shumë entuziazëm. Të gjithë jemi të surprizuar nga forma e tij, do të na ndihmojë për objektivat tanë”. Kështu është shprehur drejtori sportiv i Milan, Igli Tare, për sulmuesin e ri kuqezi para ndeshjes në transfertë ndaj Cagliari.

Shumë zëra rreth Nkunku: “Në këtë periudhë ka shumë spekulime, por lojtari nuk është vënë kurrë në diskutim. Po e kompleton integrimin me skuadrën dhe në muajt e fundit janë parë përmirësime. Shpresojmë që dopieta t’i japë besim, ne besojmë tek ai”.

Për mbërritjen e mundshme të një mbrojtësi: “Ne jemi të kënaqur me mbrojtësit tanë, kanë bërë një kampionat shumë të mirë – ka vazhduar drejtuesi i Milan për Sky –. Jemi vigjilentë dhe nëse do të ketë një mundësi që mund ta ndihmojë skuadrën, do të jemi të pranishëm. Por për momentin jemi të kënaqur kështu”.

Fitorja e parë e vitit të Ri

Në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të Serie A, Milan mposht 1-0 Cagliarin dhe, në pritje të Inter-Bologna, merr kryesimin e renditjes. Në ditën e rikthimit në Sardenjë të Massimiliano Allegri, kuqezinjtë e nisin vitin 2026 me një fitore, edhe pse fillimisht më mirë paraqiten vendasit, të shtyrë nga Palestra.

Në pjesën e parë ka ekuilibër, por në të dytën Milan del më mirë nga blloqet dhe gjen golin e avantazhit në minutën e 50-të me të majtën nën traversë të Leão, i shërbyer nga Rabiot. Debuton edhe Füllkrug, që hyn pikërisht në vend të autorit të golit duke luajtur minutat e para me klubin e ri. I kotë aktivizimi i Pavoletti për Pisacane: Cagliari mbetet me 18 pikë, Milan ngjitet në 38 dhe pret Interin dhe Napolin.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI