Flash

Kërkohej për kanabis, arrestohet 35-vjeçari në Malësinë e Madhe

Lapsi.al 3 January 2026
Kërkohej për kanabis, arrestohet 35-vjeçari në

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se në bashkëpunim ka kultivuar 719 bimë narkotike në fshatin Jeran të Malësisë së Madhe.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

-A. H., 35 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepren penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 719 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Jeran, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI