Flash

Çështja Cancelo, ka një “deadline”: Inter e Al Hilal e kanë me nxitimta mbyllin

Lapsi.al 3 January 2026
Çështja Cancelo, ka një “deadline”: Inter e Al

Interi dhe Al Hilal janë aleatë në çështjen João Cancelo. Klubi arab, që e ka nxjerrë portugezin jashtë listës pas një përplasjeje me Simone Inzaghi, dëshiron ta shesë lojtarin për të vazhduar me përforcimet dhe për t’u “rikthyer në rregull” (ka nëntë lojtarë të huaj Over 21, ndërsa për çdo ndeshje lejohen maksimumi tetë plus dy U21). Ndërkohë, zikaltërit duan të shfrytëzojnë rastin për të mbuluar mungesën e Dumfries me një lojtar të gatshëm dhe që e njeh Serie A-n.

Dy vullnete që përputhen në një drejtim të vetëm: shpejtësia për të mbyllur marrëveshjen, edhe pse për momentin mungon ende po-ja e portugezit Cancelo.

Cancelo shpreson te Barcelona, por…

31-vjeçari është i tunduar nga ideja e rikthimit në Milano, por në mendjen dhe zemrën e tij vazhdon të mbetet shpresa për një tentativë të Barcelonës, klub që i ka mbetur në zemër. Agjenti i tij, Jorge Mendes, po përpiqet t’i shpjegojë se katalanasit kanë probleme serioze me Fair Play Financiar (janë në pritje të certifikatës mjekësore të Christensen për ta hequr nga lista dhe për të përdorur 80% të pagës së tij për një zëvendësues) dhe se, edhe në rast përforcimesh dimërore, do të kërkonin më shumë një mbrojtës qendror, sipas kërkesës së Flick-ut.

Inter–Cancelo, detajet

Edhe pse jo në mënyrë zyrtare, Interi pret një përgjigje brenda pak ditësh, rreth një jave (më 11 janar është përplasja për titull me Napolin), përpara se të braktisë pistën. Vetë Simone Inzaghi ka deklaruar: “Po bëjmë vlerësime me klubin, brenda 3–4 ditësh do të dini gjithçka”, duke folur për tregun e Al Hilal-it.

Cancelo ka kontratë me arabët deri në vitin 2027, me një pagë rreth 15 milionë euro në vit. Kostot janë të larta: flitet për 7.5 milionë euro pagë për gjashtë muaj, ndaj Interi ka propozuar të paguajë tre milionë, duke kërkuar – dhe duke marrë – që pjesa tjetër të mbulohet nga Al Hilal.

Acerbi ose de Vrij te Al Hilal?

Në operacion mund të përfshihen edhe Acerbi ose de Vrij si pjesë e një shkëmbimi: Inzaghi do t’i stërviste sërish me kënaqësi (kujtojmë se edhe Rúben Neves duket në dalje nga Al Hilal, ndaj italiani ose holandezi do të zinin vendin e tij në listën për Saudi Pro League). Në këtë rast, Interi nuk do të merrte një zëvendësues: me Cancelo-n në të djathtë, Darmian, pas rikthimit, do të bëhej sërish pjesë e repartit të qendrorëve.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Arrestimi në Francë prish qetësinë e Ergys Agasit në Shqipëri

Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë ka shkaktuar panik te rrjeti i ish-drejtuesve të AKSHI-t, ndërsa burime bëjnë me dije se Ergys Agasi po kërkon një vend të ri për t’u fshehur nga frika se komunikimet e sekuestruara të Beqirit mund të hapin një kapitull të ri në dosje.

16:31

Me sytë katër

PAPARAZZI