Flash

Berisha: Rrëzimi i Maduros është një lajm i mirë edhe për shqiptarët

Lapsi.al 3 January 2026
Berisha: Rrëzimi i Maduros është një lajm i mirë edhe

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka bërë daljen e tij të parë për vitin 2026. Në komunikimin e tij Berisha dha një koment edhe për zhvillimet e ndodhura në Venezuele, pas sulmeve të SHBA në Karakas dhe kapjen e Maduros.

“Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar. Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij.

Por është një lajm shumë i mirë edhe për shqiptarët, të cilët përjetojnë regjimin e klonit të tij në Shqipëri, të cilat mediat amerikane dhe jo vetëm ato, e kanë quajtur Ramaduro. Këto zhvillime në Venezuelë janë një inkurajim shumë i madh për opozitën shqiptare për të bërë detyrën e vet, largimin sa më shpejt nga pushteti të një personi, të një diktatori që qëndron mbi votën e grabitur, mbi lidhjet e tij me krimin dhe drogën dhe vjedhjet e shqiptarëve.

Të dashur miq, sot gjithashtu populli iranian është në rrugë kundër regjimit të ajatollahëve. Qytete të tëra të Iranit janë përfshirë nga protesta të fuqishme. Le të urojmë që Ajatollahu dhe suita e tij të kenë sa më shpejt fatin e Maduros”.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI