Flash

Arrestimi i Maduros, Albin Kurti kërkon vëmëndjen e SHBA edhe në rajonin tonë

Lapsi.al 3 January 2026
Arrestimi i Maduros, Albin Kurti kërkon vëmëndjen e SHBA edhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përshëndetur operacionin e forcave amerikane në Venezuelë për arrestimin e Nicolas Maduros. Në mesazhin që ka publikuar në rrjetet sociale, Kurti thotë se "mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie", ndërsa kërkon më shumë vëmëndje për rajonin tonë ku "aktorë të caktuar" kërkojnë provokimin e situatës nëpërmjet veprimeve kriminale dhe terroriste. Kurti është i pari lider i vendeve të rajonit që përshëndet ndërhyrjen e SHBA në Venezuelë.

Mesazhi i plotë i Albin Kurtit

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI