Flash

Venus Williams i kthehet tenisit pas 4 vjetësh: më e moshuara që luan një Grand Slam

Lapsi.al 2 January 2026
Venus Williams i kthehet tenisit pas 4 vjetësh: më e moshuara që
Njëzet e dy vjet pas finales së saj të parë në Melburn, Venus Williams rikthehet në Australian Open dhe vendos një rekord. Amerikania ka marrë një wild card në moshën 45-vjeçare, duke u bërë gruaja më e moshuar që merr pjesë në turneun e parë Grand Slam të sezonit. Ajo do të jetë në shortin kryesor të Melburnit për herë të parë që nga viti 2021. “Jam shumë e emocionuar që rikthehem në Australi dhe mezi pres të luaj turneun gjatë verës australiane”, ka thënë Williams. “Kam kaq shumë kujtime të mrekullueshme atje dhe jam mirënjohëse për mundësinë që të kthehem në një vend që ka pasur kaq shumë domethënie për mua”, shtoi amerikania, e cila në Melburn ka arritur dy herë në finale, në vitet 2003 dhe 2017.

Lexo më tej: FOTO/ Fundi i një legjende, Serena Williams e mbyll e përlotur me tenisin: "Jam gati të bëj mamanë"

Me këtë pjesëmarrje, motra e madhe e familjes Williams thyen rekordin e japonezes Kimiko Date, e cila ishte 44 vjeç kur u eliminua në raundin e parë në vitin 2015. Për t’u përgatitur për Slam-in që nis më 18 janar, Venus do të luajë turneun e Aucklandit në Zelandën e Re, nga 5 deri më 11 janar.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI