Flash

Rama paralajmëron: Vendosim taksë për ata që hyjnë në Prishtinë

Lapsi.al 2 January 2026
Rama paralajmëron: Vendosim taksë për ata që hyjnë

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar një taksë për të gjithë qytetarët e komunave të tjera që hyjnë në kryeqytetin e Kosovës. Ai tha se një veprim i tillë do të ndikojë pozitivisht në trafikun dhe cilësinë e ajrit të kryeqytetit.

Në një intervistë të dhënë javën e fundit të dhjetorit për "Interaktiv Talks", Rama tha se një gjë e tillë pritet të hyjë në zbatim nga gjysma e këtij viti.

‘’Tash e kemi edhe Smart City, qytetin inteligjent, edhe i kemi kamerat nëpër secilën pjesë të kryeqytetit, ku edhe kemi me fillu me pas një taksë shtesë për Unazën e kryeqytetit për të gjithë qytetarët që vinë nga qytetet e tjera, jo për prishtinalitë.

Taksa e unazës. Ende jemi duke e kalkulu, me ekipet tona këtu profesionale. Besoj në vitin e ardhshëm, në gjysmën e vitit të ardhshëm do të fillojmë me këtë. Kjo ka me pas një impakt pozitiv në trafik, në përmirësimin e cilësisë së ajrit’’, - ka thënë Rama. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI