Flash

Radhë kilometrike drejt juglindjes, akulli në rrugë vështirëson lëvizjen e makinave

Lapsi.al 2 January 2026
Radhë kilometrike drejt juglindjes, akulli në rrugë

Reshjet e dëborës janë rikthyer në një pjesë të madhe të territorit të vendit, duke sjellë vështirësi në qarkullim dhe ulje të ndjeshme të temperaturave, veçanërisht në juglindje.

Që në orët e para të mëngjesit reshjet e dëborës kanë përfshirë Qafë Thanën, Mokrrën, Qukësin dhe Librazhdin, duke krijuar ngrica dhe vështirësi serioze në qarkullim.

Vecanërisht në aksin Elbasan–Librazhd–Prrenjas, janë krijuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa lëvizja është bërë me shpejtësi të reduktuar për shkak të akullit në rrugë.

Trafiku më i rënduar dhe pothuajse pa lëvizje për minuta të tëra, është paraqitet në afërsi të fshatit Dragostunjë deri tek ura e Murrashit, në dalje të qytetit të Librazhdit.

Radhët e makinave u rënduan nga të dyja anët e korsive, me vargun që niste qysh në dalje të Elbasanit.

Përpos dëborës dhe shiut, trafiku u rëndua edhe nga lëvizjes e shumta pas ndërrimit të vitit dhe vizitimi i Korçës si destinacion për festa.

Për të mënaxhuar situatën e rënduar autoritetet kanë shtuar praninë në terren për të orientuar drejtuesit e automjeteve dhe për të shmangur situata të rrezikshme.

Drejtuesit e mjeteve këshillohen të përdorin goma dimërore, të kenë zinxhirë dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme, veçanërisht në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, teksa në disa segmente rrugore po ndërhyhet me mjete pastruese e kripë për të garantuar lëvizjen normale.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI