Flash

Prince Caffe reagon pas lajmit të rremë: I porositur nga konkurrenca!

Lapsi.al 2 January 2026
Prince Caffe reagon pas lajmit të rremë: I porositur nga konkurrenca!

Brendi Prince Caffe, si një ndër më cilësorët në rajon, është i pranishëm në shumë shtete evropiane dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes bashkëpunimeve të drejtpërdrejta me brende prestigjioze dhe partnerë strategjikë të nivelit të lartë, përfshirë Amazon, Lidl, Interspar, Shell, Kaufman, Konzum, dhe të tjerë.

Bashkëpunimet ndërkombëtare të Prince Caffe dhe shtrirja e saj në tregje të reja janë në rritje të vazhdueshme, si rezultat i drejtpërdrejtë i besimit të partnerëve globalë dhe i përkushtimit të pakompromis ndaj cilësisë.

Për ta arritur dhe ruajtur këtë nivel, Prince Caffe dhe të gjitha produktet e saj përcjellëse posedojnë dhe operojnë në përputhje të plotë me certifikatat më të larta ndërkombëtare të cilësisë, sigurisë dhe standardit, duke përmbushur kërkesat e tregjeve evropiane dhe ndërkombëtare.

Lajmi i rremë, i cili pretendon se në produktin Prince Caffe është gjetur një substancë e palejueshme, është plotësisht i pavërtetë dhe i pabazuar në fakte.

“Bazuar në mënyrën dhe qëllimin e shpërndarjes së këtij pretendimi, ekzistojnë dyshime të arsyeshme se bëhet fjalë për një veprim të porositur nga konkurrentë në treg, me synim dëmtimin e reputacionit të brendit.” – thuhet në reagimin e brendit.

Prince Caffe u ka bërë thirrje të gjitha mediave, institucioneve dhe palëve të përfshira që raportimi mbi çështje të tilla të bëhet në përputhje me profesionalizmin, etikën gazetareske dhe verifikimin e fakteve, duke shmangur publikimin e informacioneve të pavërtetuara.

Me këtë rast, Prince Caffe dëshiron t’i falënderojë të gjithë konsumatorët dhe bashkëpunëtorët besnikë, të cilët për mbi 20 vjet kanë treguar besim të palëkundur ndaj produkteve tona.

“Nuk është hera e parë që prodhimet e njësive të Devolli Corporation përballen me fushata të qëllimshme për njollosje të imazhit publik. Megjithatë, përgjigjja jonë mbetet e njëjtë. transparencë, përputhshmëri ligjore dhe cilësi e dëshmuar ndërkombëtarisht”. – përfundon reagimi. /Klankosova.tv

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI