Flash

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Lapsi.al 2 January 2026
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke filluar nga ora 06:00 e datës 02.01.2026, me drejtim ere Jug–Jugperëndim, forcë deri 5–6 Bft, shpejtësi ere deri në 10–15 m/s dhe lartësi dallge nga 1.00 deri në 1.50 metra, ju njoftojmë se:

ËSHTË E NDALUAR PAJISJA ME LEJE-NISJE e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit, të cilat synojnë të operojnë brenda Gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 02.01.2026 deri më 07.01.2026 në orën 06:00.Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike detare dhe të marrin masa për sigurimin e mjeteve të tyre.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar, i parashikuar për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit, pritet pas orës 06:00 të datës 07.01.2026.

Të këshilluara

Venezuela liron 87 të burgosur politikë

87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo erdhi një javë pasi autoritetet njoftuan lirimin e...

07:05

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI