Flash

Kolapsi/ Radhë kilometrike, qindra makina të bllokuara prej orësh në Librazhd-Elbasan

Lapsi.al 2 January 2026
Kolapsi/ Radhë kilometrike, qindra makina të bllokuara prej orësh

Është alarmante situata në aksin kombëtar nga Librazhdi në Elbasan. Aksi është tërësisht i bllokuar prej orësh të tëra. Trafiku ka shkuar në disa klimotetra për shkak të fluksit të kthimit të pushueve nga juglindja. Automjetet nuk po lëvizin ndërsa mijëra qytetarë kanë mbetur të izoluar në kushte të vështira dhe temperatura nën zero. Bllokimi duket edhe në pamjen që jep googlemaps në foton më lart. 

Sipas asaj që raportojnë mediat nga terreni, bllokimi shtrihet nga ura e Bushtricës deri në zonën e Labinotit, duke krijuar radhë të gjata dhe kaos të plotë në këtë segment të rëndësishëm rrugor. Drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët po përballen me vështirësi të mëdha, ndërsa mungesa e lëvizjes po e përkeqëson edhe më tej situatën.

Situtatë kaotike/ Trafiku i rënduar "paralizon" aksin

Qarkullimi vijon të jetë i paralizuar, pa shenja përmirësimi, ndërsa qytetarët shprehen të shqetësuar për sigurinë dhe kushtet e qëndrimit në automjete për një kohë të gjatë. Paraprakisht një nga shkaqet janë fluksi i lëvizjeve në këtë fillim viti dhe ngricat e si pasojë rënies së ndjeshme të temperaturave. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI