Flash

“Kapiteni hëngri larva para ndeshjes vendimtare”: polemika absurde në Kupën e Afrikës

Lapsi.al 2 January 2026
“Kapiteni hëngri larva para ndeshjes vendimtare”: polemika

Mes gjërave më kurioze të kësaj edicioni të Kupës së Afrikës është padyshim edhe polemika e brendshme në kombëtaren e Zambias. Kapiteni i Chipolopolo, Fashion Sakala, është përballur me një sulm shumë të veçantë nga një figurë e madhe e futbollit të vendit, Clifford Mulenga. Ish-futbollisti, në një postim të gjatë në rrjetet sociale, ka sulmuar liderin e Zambias, duke shpjeguar arsyen e vërtetë të mungesës së tij në ndeshjen kundër Marokut dhe duke shkaktuar reagimin e tij: "Ka ngrënë larva".

Mulenga sulmon kapitenin e Zambisë

I lindur në vitin 1987, fitues i Kupës së Afrikës në vitin 2012 dhe sot komentator e opinionist, Mulenga është hedhur kundër Sakala, duke e akuzuar për një pakujdesi që e ka penguar të luajë në ndeshjen e fundit të Grupit A. Sipas tij, lojtari ish-Rangers dhe Spartak Moskë, sot te Al-Fayha, kishte ngrënë larva para ndeshjes.

Mulenga shkruan: “Me sa duket (Sakala, shën. red.) ka ngrënë LARVA (FINKUBALA) dhe ka pasur një reagim të pabesueshëm. Një delikatesë që nuk e kishte provuar kurrë më parë. Ka zgjedhur t’i hajë para ndeshjes më të rëndësishme të turneut për VENDIN e tij.” Postimi shoqërohej me emoji të kllounit.

Përgjigjja e Sakala

Kapiteni reagoi menjëherë: “Mendoj se njerëzit besojnë se është hera e parë që ha FINKUBALA, pasi jam rritur në një fshat, por sidoqoftë, ti ma ke kërkuar dhe njerëzit duhet ta dinë. Nuk më befasojnë akuzat që vazhdon të më bësh.”

Dhe më pas zbulon arsyen e vërtetë të sulmeve: “Ke ardhur disa herë tek unë duke më kërkuar ndihmë financiare dhe unë të kam ndihmuar sa kam mundur. Kur më pas të thashë se nuk mund të të ndihmoja më financiarisht, u bëre armiku im më i madh. Që nga ajo kohë ke zgjedhur të më pikturosh si një njeri të keq dhe një lojtar të dobët. Të gjithë kanë të drejtë për mendimin e tyre dhe unë e respektoj. Por thuaja të vërtetën njerëzve. Këto akuza nuk kanë lidhje me futbollin; janë të motivuara nga zemërimi dhe mllefi yt personal për çështje ekonomike.” Jo mënyra më e mirë për ta mbyllur turneun për Zambian.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI