Flash

Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i bashkëshortëve ishin ndarë dhe ribashkuar

Lapsi.al 2 January 2026
Detaje nga krimi i rëndë në Orikum, çifti i

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e datës 2 janar në Orikum. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi Llogora Xhebroj, 52 vjeç, ka vrarë bashkëshorten e tij dhe më pas i ka dhënë fund jetës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit. Burime bëjnë me dije se 52-vjeçari fillimisht e ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, Sose Xhebroj, dhe me pas duke e mbytur për vdekje. Kanë qenë fëmijët e çiftit ata që kanë lajmëruar Qendrën Shëndetësore të Orikumit.

Trupi i pajetë i viktimës është transportuar drejt morgut të Spitalit Rajonal të Vlorës, ndërsa pak më vonë, bashkëshorti i saj ka kryer vetëvrasje duke qëlluar veten me armë zjarri tip pistoletë në garazhin e banesës. Në vendngjarje është gjetur edhe një gëzhojë.

Mësohet se çifti kishte në pronësi një ambient lokal në dalje të Orikumit rruges per fshatin Dukat,dhe ishin prindër të dy djemve 15 dhe 18.

Sipas familjarëve, ata kishin pasur konflikte të vazhdueshme dhe ishin ndarë rreth dy vite më parë, për t’u ribashkuar më pas, por konfliktet kishin vijuar dhe së fundmi ndodheshin në proces divorci.

Ndërkohë, fqinjët e çiftit kanë deklaruar se janë tronditur nga ngjarja, duke theksuar se i njihnin si njerëz të qetë dhe nuk kishin dijeni për konfliktet mes tyre. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI