Flash

CIA mohon pretendimet e Rusisë: Nuk ka pasur sulm ukrainas ndaj rezidencës së Putinit

Lapsi.al 2 January 2026
CIA mohon pretendimet e Rusisë: Nuk ka pasur sulm ukrainas ndaj

Agjencia qëndrore e inteligjencës (CIA) deklaroi se ukrainasit nuk kanë marrë në shënjestër vilën e Putinit në Novgorod, e cila përgënjeshtron atë që vetë Putini i kishte referuar presidentit amerikan Donald Trump.

Më 31 dhjetor, drejtori i Agjencisë, John Ratcliffe, e informoi Trumpin për akuzat e Kremlinit ndaj Kievit. Reagimi i parë i Shtëpisë së Bardhë, pasi mori lajmin, ishte shprehje solidariteti me presidentin rus, pavarësisht se Zelensky e kishte mohuar menjëherë çdo përfshirje.

'Nuk më pëlqen, nuk është në rregull, jam shumë i zemëruar», kishte thënë manjati. Megjithatë, burime të CNN shpjegojnë se, në momentin e bisedës mes Ratcliffe dhe Trumpit, presidenti amerikan ishte shfaqur skeptik; aq më tepër që më 31 dhjetor ai kishte publikuar në Truth një editorial të New York Post me titullin: «Fanfaronadat mbi sulmin».

Çështja vjen në mes të bisedimeve intensive të udhëhequra nga Trump dhe të dërguarit e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Putini e ngriti këtë akuzë një ditë pasi Zelensky, në Mar-a-Lago, u shfaq optimist për përparimin e bërë drejt ndërmjetësimit të një paqeje në konflikt. Sipas disa zyrtarëve europianë, bëhej fjalë për një përpjekje ruse për të penguar negociatat për paqe pa ia hedhur fajin Trumpit.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për politikën e jashtme, Kaja Kallas, e ka cilësuar këtë si «manipulim të qëllimshëm». Shërbimi i inteligjencës së jashtme të Ukrainës (SZRU) ka ngritur alarmin duke akuzuar Moskën për «një operacion dezinformimi» me synim ndërprerjen e negociatave.

Ministria ruse e Mbrojtjes — e njohur për organizimin e operacioneve false flag — njoftoi fillimisht në Telegram se ishin interceptuar 89 dronë sulmues ukrainas në të gjithë vendin, prej të cilëve 18 në rajonin e Novgorodit. Më pas, të hënën pasdite, e njëjta ministri publikoi një deklaratë të dytë duke pretenduar se mbrojtja ajrore kishte interceptuar 91 dronë, të gjithë të drejtuar ndaj rezidencës së Putinit, përfshirë 41 të rrëzuar në Novgorod, mes së shtunës dhe së dielës. Më pas, dje, kreu i Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës ruse, admirali Igor Kostyukov, u takua në ambasadën amerikane me një zyrtar të mbrojtjes së SHBA-së për t’i dhënë detaje mbi operacionin.

«Deshifrimi i përmbajtjes së memories së kontrollorëve të navigimit të këtyre mjeteve ajrore pa pilot, i kryer nga ekspertët e shërbimeve ruse të sigurisë, ka konfirmuar në mënyrë të besueshme se kompleksi i ndërtesave të presidentit në rajonin e Novgorodit ishte objektivi i sulmit», deklaroi Kostyukov. Por dyshimet mbeten.

Të këshilluara

SHBA vret 25 militantë të ISIS-it në Siri

Forcat amerikane dhe partnerët e tyre kanë vrarë ose kapur gati 25 operativë të Shtetit Islamik (ISIS) që prej nisjes së sulmeve hakmarrëse në Siri në fillim të...

19:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI