Flash

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim

Lapsi.al 2 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim

Muaji janar shpesh konsiderohet si muaji më depresiv i vitit, për arsye të ndryshme që ndodhin pas periudhës festive të dhjetorit. Sipas statistikave, janari është muaji kur ndodhin më shumë vetëvrasje, divorce dhe problemet financiare. Por, çfarë e bën këtë muaj kaq të vështirë dhe si mund ta kalojmë më lehtë?

Një nga faktorët kryesorë është energjia që shpenzohet gjatë muajit dhjetor për të festuar, përgatitur dhurata dhe marrë pjesë në aktivitete sociale. Pas gjithë kësaj, vjen një periudhë bosh dhe të gjithë ndjehen të lodhur, duke e ndier mungesën e entuziazmit.

Ndikimi tjetër është mungesa e dritës, pasi ditët janë më të shkurtra dhe natët më të gjata. Këto ndikojnë në nivelin e melatoninës, hormonit që i bën njerëzit të ndihen të lodhur dhe të përgjumur.

Një tjetër shkak është gjendja ekonomike, pasi shumë njerëz i kanë kaluar kufijtë e shpenzimeve gjatë periudhës së festave. Ky ndikim mund të bëjë që janari të duket një muaj i gjatë dhe i pasigurt për të ardhmen, duke i shtuar ndjesinë e depresionit.

Megjithatë, kjo periudhë nuk përjetohet nga të gjithë njësoj. Për ata që e ndjejnë depresionin e janarit, është e rëndësishme të bëhen më aktivë, të angazhohen në aktivitete fizike dhe sociale, dhe të planifikojnë për të ardhmen. Angazhimi i trupit dhe mendjes ndihmon për të kapërcyer ndjenjat negative dhe për të krijuar një ritëm të ri pas periudhës festive. /Iconstyle

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI