Flash

Bllokohet rruga e Prekalit në Shkodër/ Shkak rrëshqitja e dherave

Lapsi.al 2 January 2026
Bllokohet rruga e Prekalit në Shkodër/ Shkak rrëshqitja e dherave

Për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive të shiut, janë regjistruar rrëshqitje dherash në aksin rrugor Prekal – Ura e Shtrenjtë.

Bashkia e Shkodrës njoftoi se si pasojë e dëmtimeve të shkaktuara nga rrëshqitjet, rruga është aktualisht e bllokuar për qarkullim.

"Ekipet e Bashkisë Shkodër dhe strukturat e Emergjencave Civile ndodhen në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën, si dhe po punojnë për vlerësimin e dëmeve dhe normalizimin e qarkullimit.

U bëjmë apel të gjithë banorëve dhe drejtuesve të mjeteve që të shmangin lëvizjen në këtë aks rrugor, për shkak të rrezikshmërisë së lartë, deri në një njoftim të dytë.

Bashkia Shkodër do të vijojë informimin e publikut në kohë reale për çdo zhvillim të mëtejshëm" - thuhet në njoftim. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan-Peqin, dy të lënduar

Një aksident është shënuar në segmentin rrugor Elbasan–Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë të lënduar kanë mbetur dy pasagjerë, fa...

18:15

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI