Flash

Trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë, makinat në radhë prej disa orësh

Lapsi.al 1 January 2026
Trafik i rënduar në aksin Milot-Lezhë, makinat në radhë

Dita e parë e vitit 2026 është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në aksin Milot–Lezhë. Prej disa orësh, në këtë segment rrugor është krijuar trafik i rënduar, si pasojë e rritjes së qarkullimit të mjeteve.

Lëvizja masive e qytetarëve, të cilët po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimeve drejt zonave malore apo Malit të Zi, ka sjellë kaos në qarkullim dhe vonesa të shumta.

Ndërkohë, policia rrugore ndodhet në terren dhe po punon për menaxhimin e trafikut dhe lehtësimin sadopak të qarkullimit të mjeteve.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI