Flash

Festa e Vitit të Ri lë pasoja në Elbasan, fishekzjarret djegin plotësisht dy makina

Lapsi.al 1 January 2026
Festa e Vitit të Ri lë pasoja në Elbasan, fishekzjarret djegin

Gjatë festimeve për ndërrimin e viteve në shtatë bashkitë e Qarkut Elbasan, si pasojë e hedhjes së fishekzjarrëve, nuk janë shënuar incidente të rënda me pasoja për qytetarët.

Megjithatë, burime jozyrtare bëjnë me dije se në zonën midis lagjes “5 Maji” dhe asaj “Emin Matraxhiu” në qytetin e Elbasanit, nga hedhja e pakontrolluar e fishekzjarrëve, janë djegur plotësisht dy automjete, ndërsa dy të tjera kanë pësuar dëmtime të pjesshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë në të gjithë territorin e Qarkut Elbasan kanë qenë në gatishmëri të plotë dhe vijojnë monitorimin e situatës, veçanërisht të qarkullimit rrugor.

Sipas të dhënave, trafiku në të gjitha rrugët e qytetit të Elbasanit ka qenë i dendur edhe gjatë natës së ndërrimit të viteve.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI