Flash

E pandehura Balluku uron shqiptarët: Vit të paqtë, me ditë plot diell...

Lapsi.al 1 January 2026
E pandehura Balluku uron shqiptarët: Vit të paqtë, me ditë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka përcjellë një mesazh urimi për Vitin e Ri përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në mesazhin e saj, Balluku uron një vit të paqtë, me ditë plot diell, të rrethuar nga njerëzit e dashur, ngrohtësia e miqve të vërtetë dhe dashuria e prindërve dhe fëmijëve.

"Vit të paqtë, me ditë plot diell, rrethuar nga njerëz që ju duan, nga ngrohtësia e miqve të vërtetë dhe dashuria e prindërve dhe fëmijëve!", shkruan Balluku e cila do të përballet këtë vit me një betejë të fortë ligjore e politike pasi SPAK kërkon arrestimin e saj.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI