Flash

Aksidenti me autobotin, zhbllokohet rruga drejt Qafë-Thanës

Lapsi.al 1 January 2026
Aksidenti me autobotin, zhbllokohet rruga drejt Qafë-Thanës

Zhbllokohet rruga "Strugë-Qafë Thanë", ku ndodhi aksidenti i autobotit me gaz, pas heqjes së mjetit nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë në aksin rrugor, rreth 3 km nga dogana maqedonase, ku një autobot me gaz bllokoi rrugën.

Për këtë arsye u bllokua lëvizja e mjeteve në dalje të Republikës së Shqipërisë dhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut, deri në momentin kur rruga u rihap plotësisht dhe u bë e kalueshme për mjetet.

Mjeti është arritur të hiqet këtë pasdite ndërsa do të fillojë qarkullimi i mjeteve normalisht në këtë pikë kufitare. Gjatë ditëve që dogana ishte e bllokuar, qarkullimi u drejtua në doganën e Tushemishtit dhe atë të Goricës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI