Flash

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kush janë emrat më të votuar për deputetë

Lapsi.al 31 December 2025
Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, kush janë emrat më

Tri ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 68 për qind të tyre. Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar më shumë se dy e treta e votave.

Lëvizja Vetëvendosje:

Albin Kurti 240.263 vota

Glauk Konjufca 187.285 vota

Albulena Haxhiu 98.092 vota

Hekuran Murati 97.208 vota

Donika Gërvalla 87.303 vota

Partia Demokratike e Kosovës

Bedri Hamza 109.795 vota

Arian Tahiri 50.873 vota

Përparim Gruda 47.331 vota

Uran Ismaili 37.295 vota

Sala Jashari 34.428 vota

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lumir Abdixhiku 53.314 vota

Hykmete Bajrami 33.484 vota

Ukë Rugova 29.489 vota

Avdullah Hoti 26.200 vota

Doarsa Kica Xhelili 25.958 vota

Lista Serbe

Sllavko Simiq 20.392 vota

Igor Simiq 119.623 vota

Liljana Stefanoviq 19.042 vota

Millan Kostiq 16.170 vota

Nemanja Bishevac 15.805 vota

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës

Ramush Haradinaj 27.779 vota

Daut Haradinaj 17.151 vota

Besnik Tahiri 16.465 vota

Bekë Berisha 12.110 vota

Agim Çeku 11.242 vota

Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6. Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota). Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo./REL

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI