Flash

Goditet tjetër qendër prostitucioni në Tiranë

Lapsi.al 31 December 2025
Goditet tjetër qendër prostitucioni në Tiranë

Tre shtetase të huaja janë vënë në pranga në Tiranë, pasi u kapën duke ushtruar prostitucion në një apartament në bulevardin “Zogu i parë”.

Në kuadër të operacionit Rental house” u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas. 3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion

NJOFTIMI I POLICISE

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rental house”. Në një apartament të marrë me qira, në bulevardin “Zogu i parë”, ushtronin prostitucion, vihen në pranga 3 shtetase të huaja.

Procedohen penalisht 6 shtetas që dyshohet se kanë përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës operative, për goditjen e rasteve të përshtatjes së apartamenteve të marra me qira, për ushtrim të prostitucionit, finalizuan operacionin policor “Rental house”.

Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas. 3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

2025, viti i lamtumirave të mëdha

Gjatë vitit 2025 humbën jetën disa prej personaliteteve të shquara të politikës, gazetarisë, artit e kulturës në vend, si ish-kryeministri, Fatos Nano, ikona e ...

15:34

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI