Flash

Rinis furnizimi me ujë për një pjesë të Vlorës

Lapsi.al 30 December 2025
Rinis furnizimi me ujë për një pjesë të Vlorës

Pas riparimit të defektit në tubacion, dhe rikthimit të ujit në një pjesë të qytetit, Ujësjellësi i Vlorës apelon qytetarët që në 48 orët e para të mos e përdorin ujin për konsum.

Në njoftim, UKV njofton se sistemi i prodhimit është vendosur në funksion të plotë prej orëve të para të mëngjesit, ndërsa furnizimi me ujë ka nisur në zonën 24 orëshe. Në pjesën tjetër të qytetit, thotë Ujësjellësi, do të nisë furnizimi pasdite.

Po ashtu thotë se po kontrollojnë cilësinë e ujit dhe parametrat, duke kërkuar që të mos e përdorin ujin për konsum apo gatim në orët e para.

“Në këto kushte kërkojmë mirëkuptimin tuaj që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.”, thuhet në reagim.

Vlora ishte prej pesë ditësh pa ujë për shkak të defektit, gjë që solli edhe reagimin e qytetarëve, të cilët dolën në protestë. Kryeministri Edi Rama reagoi ditën e djeshme, duke thënë se po sillnin nga Stambolli pajisjet hidraulike për riparim.

Pajisjet u sollën mbrëmjen e djeshme, dhe riparimi vijoi deri në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Reagimi i plotë:

NJOFTIM PËR FURNIZIMIN ME UJË TË QYTETIT

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, njofton qytetarët për përfundimin e riparimit të avarisë së rëndë në rrjetin e furnizimit me ujë.

Sistemi i prodhimit është vendosur në funksion prej orëve të para të mëngjesit.

Zona 24 orëshe ka nisur furnizimin me ujë.

Pjesa tjetër e qytetit do të furnizohet në orarin e pasdites.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor do të ndjek protokollin zyrtar për kontrollin e cilësisë së ujit dhe matjen e parametrave.

Ne keto kushte kërkojmë mirëkuptimin tuaj që uji të përdoret vetëm për përdorim të jashtëm për 48 orët e para, jo për konsum dhe gatim.

Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin e krijuar gjatë këtyre ditëve dhe ju falenderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të thata dhe relativisht të ftohta. Mot parashikohet i kthjellët dhe alternime vranësirash mesatare de...

07:26

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI