Flash

Rama: Do i kisha nxjerrë jashtë prokurorët e Ballukut

Lapsi.al 30 December 2025
Rama: Do i kisha nxjerrë jashtë prokurorët e Ballukut

Kryeministri Edi Rama ka gjetur një mënyrë të tërthortë për ti dalë në mbrojtje Belinda Ballukut dhe për të sulmuar prokurorët që e kanë marrë atë të pandehur. Ai ka hedhur poshtë hipotezën se po bën avokatin e saj. "Keni dëgjuar ju ndonjërin nga ne të flasë për thelbin e çështjes" iu përgjigj ai gazetarit Met Meliu në konferencën e zakonshme të fundvitit: "Keni dëgjuar ndonjë fjalë të vetme avokatie për rastin konkret nga ana jonë? Nuk besoj. As unë dhe askush nuk ka hyrë në përmbajtjen e rastit. Por, ky rast ndryshon nga të tjerat se ka ardhur te ne. Nuk është një rast në rrugën e pushtetit gjyqësor, që si shumë raste të tjera, prokuroria e ndjek pa pasur nevojë të ndalojë në derën tonë. Kur rasti vjen në derën tonë, flas të pushtetit legjislativ, atëherë pushteti legjislativ duhet të shprehet. Nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie, por kuazi gjykatë. Parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë. I merr i sheh.”

Lidhur me aludimin se për zv kryeministren SPAK ka depozituar në kuvend një dosje me 16 mijë faqe prova, Rama u tall keq me atë fakt. Ai shpjegoi se ai është gjithë arkivi i Ministrisë me kontrata e studime që hetuesit e kanë marë në institucione. "Po të isha unë një nga pesë deputetët e komisionit të mandateve do i kisha thënë prokurorëve dilni jashtë dhe ejani kthehuni me prova reale" kërcënoi ai: “Nuk doja ta përmendje 16 mijë faqe me prova se ajo më provokon. Po të isha unë në këshill, t’ju thosha atyre çohuni, ikni dhe kthehuni me një dosje për parlamentin e Shqipërisë. Nuk mund të vini me 16 mijë faqe që i quani prova. E dini se ca janë 16 faqet aty? Nuk janë produkt i hetimit, se nuk ka se si të jenë. Janë 16 mijë faqe ku janë futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda“, shtoi ai.

Rama tha se ndryshe nga rastet e mëparshme këtë herë i kërkohet parlamentit, -një lloj gjykate në llojin e vet këmbënguli ai- të mbajë një qëndrim ndaj kërkesës për imunitet, prandaj PS po bën një proces ku deputetët nuk sillen si noterë të SPAK-ut.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

Analiza në BIRN/ Jo më "të paprekshëm"

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimi...

20:49

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI