Flash

Marotta "silurohet" nga Cassano: “5 vjet me Inter favorit, ka hedhur në h*le 3 tituj”

Lapsi.al 30 December 2025
Marotta "silurohet" nga Cassano: “5 vjet me Inter favorit, ka

Në shkëmbimin e replikave në distancë mes teknikut të Napolit Antonio Conte dhe presidentit të Inter Giuseppe Marotta, mbi atë se kush është realisht favorit për titullin, Antonio Cassano rreshtohet në krah të trajnerit salentin. Pas fitores ndaj Cremonese, Conte kishte theksuar se “Napoli nuk është gati të komandojë”, sepse nuk ka të njëjtën forcë (mediatike, strukturore, ekonomike) si Inter, Milan dhe Juventus.

Një interpretim që ka ndezur debat dhe ka sjellë reagime të forta nga drejtuesi zikaltër, i cili i ka quajtur fjalët e Contes një përpjekje për të “shpërqendruar vëmendjen”, duke theksuar se skuadra e tij është “qartësisht favorite”.

Cassano, në emisionin Viva el Futbol, ka qenë i drejtpërdrejtë: “Prej 5 vitesh Interi është skuadra më e fortë dhe është edhe sot. Vetëm se Napoli ka Conten, që është një trajner i madh, ndërsa ata kanë hedhur në plehra 3 Skudeto. Shikoni Juan Jesusin… te Interi ishte harruar, te Napoli është bërë i rëndësishëm falë punës së Contes.”

Cassano, sulm ndaj Marotta: “Ke një trajner të madh, mos bëj skena”

Ish-futbollisti nuk ka frikë të shprehet me tone shumë të forta. “Në stol ke një trajner që është fenomen. Chivu po punon shumë mirë. Mendo për këtë… Nëse vjen i dyti, do dalin manovrat e zakonshme. Por tre tituj janë hedhur në hale dhe askush nuk e thotë përveç nesh.”

Cassano në krah të Conte: “Ka të drejtë për gjithçka”

Cassano është i bindur: “Është viti i pestë që Interi është skuadra më e fortë në Itali dhe shpenzon më shumë për rroga. Conte ka thënë vetëm të vërtetën.”

Dhe përfundon me një tjetër goditje: “Interi është favorit prej 5 vitesh, por me Inzaghin ka hedhur në kosh 3 tituj. Edhe këtë vit është më e forta, por trajnerin më të fortë e ka Napoli.”

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI