Flash

Gjendet një person i djegur në një banesë në Elbasan, dyshohet se...

Lapsi.al 30 December 2025
Gjendet një person i djegur në një banesë në Elbasan,

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Luigj Gurakuqi”, pranë stadiumit “Elbasan Arena”, ku një person është gjetur pothuajse i djegur plotësisht në një ambient të përshtatur si banesë, në katin e parë të një pallati.

Policia sqaroi se bëhet fjalë për një 66-vjeçar të identifikuar si Edmond Angjeli. Dyshohet se ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe si pasojë ka humbur jetën.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit" - deklaron policia.

Ishin shërbimet zjarrfikëse që ndërhynë pasi banorët e pallatit kanë sinjalizuar praninë e erës së djegies dhe tymit. Zjarrfikësit kanë hapur me forcë qepenin e ambientit, ku kanë gjetur 66-vjeçarin në gjendje të rëndë shëndetësore.

Prej rreth një ore, energjia elektrike është ndërprerë në një pjesë të bllokut të banimit në lagjen “5 Maj”, si masë sigurie. Nga të dhënat paraprake dyshohet se personi mund të ketë rënë aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike, por autoritetet nuk përjashtojnë as pistën e një tentative vetëvrasjeje. /LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe rapor...

19:45

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI