Flash

Aktorë e sportistë/ Qeveria u jep pension të posaçëm 13 emrave të njohur

Lapsi.al 30 December 2025
Aktorë e sportistë/ Qeveria u jep pension të posaçëm

Në mbledhjen e fundit për këtë vit qeveria ka miratuar dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror për disa emra të njofur në fusha të ndryshme si në art, sport, etj.

Një pension sa 10-vishi i pensionit social do të përfitojnë aktori i humorit Agim Bajko, futbollisti Agustin Kola, aktorja Aishe Stari, basketbollistja Edera Alibegaj, aktori dhe regjisori Kostandin Kamberi, sportisti Kostandin Shkurti, violonçelisti Kujtim Vorpsi, peshëngritësi Leonard Toska, regjisori Nikolin Gurakuqi, futbollisti Rapo Tao, aktorja Shegushe Bebeti, futbollisti Vasillaq Ruci dhe avokati dhe arbitri Virxhil Karaja.

Pensioni i posaçëm jepet nga qeveria për personalitetet më të spikatura në vend. Vlera e këtij pensioni shkon në rreth 80 mijë lekë të reja. Në të gjithë vendin janë rreth 200 personalitete të fushave të ndryshme, që përfitojnë pensionin e posaçëm. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Korçë, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe rapor...

19:45

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI