Flash

Aksident i rëndë në rrugën Lushnje-Fier, kolaps trafiku (FOTO)

Lapsi.al 30 December 2025
Aksident i rëndë në rrugën Lushnje-Fier, kolaps trafiku

Një aksident me përfshirjen e tre makinave në aksin rrugor Lushnjë-Fier ka ndodhur pasditen e sotme, çka ka shkaktuar një trafik të rënduar në këtë rrugë kombëtare.

Në përplasje janë përfshirë dy makina “Audi” dhe një “Benz Mercedes”.

Policia e qarkullimit në vendngjarje po përpiqet të menaxhojë trafikun e rënduar në autostradë.

Dy ambulanca u nisën drejt vendit të ngjarjes, por asnjë nga personat e përfshirë në aksident nuk ka lëndime serioze dhe ambulancat janë kthyer bosh.

Makina tip “Benz” pasi është përplasur, ka përfunduar në kanalin përgjatë autostradës.

Fatmirësisht vetëm dëme materiale nga aksidenti ku trafiku është rënduar së tepërmi, edhe pasi në vendngjarje kanë mbërritur 6 efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Në vendngjarje kanë mbërritur dhe zjarrfikësit e Lushnjës.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI