Flash

100 mijë firma në mbrojtje të drejtësisë, Shehaj vijon fushatën (VIDEO)

Lapsi.al 30 December 2025
100 mijë firma në mbrojtje të drejtësisë, Shehaj vijon

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj vazhdon në terren ditën e dytë të fushatës për mbledhjen e 100 mijë firmave në mbrojtje të drejtësisë dhe luftës ndaj korrupsionit. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj thotë se sot në vetëm pak orë janë mbledhur qindra firma të tjera shqiptarësh që duan që lufta ndaj të korruptuarve të vazhdojë.

Kreu i Mundësia fton qytetarët që ti bashkohen kësaj fushate që do të shtrihet në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë. Sipas Shehajt, “është shumë e rëndësishme të mbajmë anën e drejtësisë, të mbajmë anën e luftës kundër korrupsionit, kundër të korruptuarve, kundër të paprekshmëve, kundër atyre që ia kanë bërë shqiptarëve jetën të pamundur në vendin e tyre.”.

Fjala e Agron Shehaj:

“Në pak orë kemi mbledhur me qindra firma të qytetarëve shqiptarë që duan të jenë në mbrojtje të drejtësisë dhe në mbrojtje të luftës kundër korrupsionit që i duan të korruptuarit para drejtësisë. Ky është vetëm fillimi, të njëjtën gjë do të bëjmë në të gjithë Tiranën dhe në të gjithë Shqipërinë.

Do të ketë me dhjetra mbështetës dhe anëtarë të Partisë Mundësia të cilët do të përfshihen në këtë fushatë për të mbledhur sa më shumë firma. Qëllimi ynë është të kalojmë mbi 100 mijë firma të qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të drejtësië. Ju bëj thirrje të shkoni dhe të firmosni deklaratën në mbështetje të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit por të bëheni edhe mbështetës të kësaj fushate nëse dëshironi na shkruani na kontaktoni dhe do jemi shumë të lumtur që të përfshiheni në këtë fushatë.

Është shumë e rëndësishme të mbajmë anën e drejtësisë, të mbajmë anën e luftës kundër korrupsionit, kundër të korruptuarve, kundër të paprekshmëve, kundër atyre që ia kanë bërë shqiptarëve jetën të pamundur në vendin e tyre në Shqipëri.

Ky është vetëm fillimi, është një luftë e gjatë por ne nuk dorëzohemi!”.

Të këshilluara

Aksident në Korçë, makina përplas motorin

Një aksident ka ndodhur në Korçë, ku një mjet është përplasur me një motor. Drejtuesi i motorit është dërguar në spital ku po merr ndihmë mjekësore dhe rapor...

19:45

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI