Flash

Protesta në Vlorë/ Qytetarja: Mirë kimiot që nuk na i sigurojnë, por nuk kemi as ujë

Lapsi.al 29 December 2025
Protesta në Vlorë/ Qytetarja: Mirë kimiot që nuk na i

Banorë të shumtë janë mbledhur paraditen e kësaj të hëne para ambienteve të Bashkisë së Vlorës për të kërkuar një zgjidhje lidhur me mungesën e ujit me të cilën po përballen prej katër ditësh tanimë.

Mes protestuesve ka qenë dhe një shtetase e cila aktualisht është duke u përballur me një tjetër sfidë, me luftën me sëmundjen e rëndë.

Mes lotësh ajo ka theksuar se përveç faktit që shteti nuk garanton trajtime të specializuara shëndetësore si komiterapia brenda vendit, qytetarët detyrohen të përballen edhe me mungesën e ujit në një situatë tashmë të rënduar.

Sipas saj, kjo gjendje është e papranueshme dhe nuk mund të tolerohet më, ndërsa ka shprehur zhgënjim edhe për indiferencën e disa qytetarëve që e ndjekin protestën nga kafenetë pa u përfshirë.

"Unë po dal në protestë sot, mirë që shteti nuk na i mundëson kimioterapitë në vendin tonë, por duhet të vijmë të përballemi këtu edhe me mungesën e ujit në sistuatën që jemi. Kjo është e papranueshme, nuk mund te tolerohet sidomos edhe për vlonjatët që po na shohin nga kafenetë. Nuk jemi as me PD as me PS, jemi për të drejtën tonë këtu. Unë kam një muaj që jam kthyer në vendin tim se isha në Itali për kimiot.  Nuk kemi fare ujë në shtëpi, jemi munduar me bidona, por është e pamundur. U bëj thirrje gjithë vlonjatëve të vijnë këtu, sehir mund të bëjnë të gjithë nga shtëpia”, tha ajo teksa gazetari nuk ka mundur të mbajë lotët.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI