Flash

Protesta e banorëve për ujin në Vlorë, shkatërrohen tabelat

Lapsi.al 29 December 2025
Protesta e banorëve për ujin në Vlorë, shkatërrohen

Po vijon mes tensioneve dhe revoltës qytetare protesta e banorëve prej më shumë se një ore në Vlorë, për shkak të mungesës prej ditësh të ujit të pijshëm.

Protesta nisi prej ditës së djeshme, kurse sot ka vazhduar me bllokim rruge, hedhje parullash, akuza për abuzime financiare dhe kërkesa për dorëheqje të zyrtarëve të lartë, deri tek ministrja e linjës, Belinda Balluku.

Në tension e sipër ata kanë shkatërruar një nga tabelat ku jepeshin detaje në lidhje me Ujësjellësin.

“Ja ku ikën lekët tona. Turp, të japin dorëheqjen. Vijmë nga puna nuk lahemi dot”, thanë disa prej tyre, teksa u panë duke goditur tabelat dhe shprehur zemërimin qytetar.

Ndërkohë qytetarë të tjerë shprehen se nuk mund të gëzojnë një vit të ri ndërkohë që në shtëpi nuk kanë ujë. Madje e krahasojnë situatën të ngjashme me një vaki vdekjeje.

“Vlora është në vaki! Qyteti digjet, këta krihen”, akuzuan ata.

Gjithashtu ka pasur bllokime të rrugës, derisa edhe një ambulancë mbeti mes turmës.

Banorët reaguan shpejt duke hapur rrugën, pasi thanë se nuk kishin punë me të sëmurët.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI