Flash

PAMJET/ Plantacion marihuane me 709 bimë në banesë, pranga shqiptarit në Spanjë

Lapsi.al 29 December 2025
PAMJET/ Plantacion marihuane me 709 bimë në banesë, pranga

Policia lokale e Castell d’Aro, Platja d’Aro dhe s’Agaró në Spanjë ka arrestuar të hënën, më 22 dhjetor, një shqiptar, i dyshuar si përgjegjës për një plantacion të madh marihuane të ngritur brenda banesës së tij.

Sipas mediave lokale, hetimi kishte nisur disa javë më parë, pasi agjentët vunë re lëvizje të pazakonta personash nga jashtë zonës, të cilët hynin në shtëpi, qëndronin vetëm pak minuta dhe më pas largoheshin. Kjo situatë ngriti dyshime se brenda objektit po zhvillohej aktivitet i paligjshëm i lidhur me drogën.

Hetuesit e Policisë Lokale, në bashkëpunim me Njësinë e Hetimit të Mossos d’Esquadra, nisi një hetim të përbashkët për të monitoruar të dyshuarin. Si pjesë e procedurave, policia kërkoi nga kompania elektrike një raport mbi konsumin e energjisë, i cili tregoi se shpenzimi i rrymës ishte shumë më i lartë se mesatarja normale për një banesë.

Me provat e mbledhura dhe pas marrjes së autorizimit gjyqësor, më 22 dhjetor u organizua një operacion policor për kontrollin e banesës. Gjatë ndërhyrjes, agjentët zbuluan një infrastrukturë të plotë për kultivimin e brendshëm të marihuanës, me gjithsej 709 bimë.

Hetuesit konstatuan gjithashtu se instalimi elektrik ishte manipuluar për të fshehur konsumin real të energjisë. Sipas vlerësimeve të teknikëve, dëmi nga përdorimi i paligjshëm i energjisë elektrike arrin në rreth 75 mijë euro.

I dyshuari, i cili nuk kishte precedentë penalë, u arrestua për veprat penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe mashtrimit me energjinë elektrike. Ai u shoqërua në komisariat dhe tashmë ka dalë para gjykatësit të gatshëm për masën e sigurisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Analiza në BIRN/ Jo më "të paprekshëm"

Data 10 shkurt e këtij viti nisi si një ditë e zakonshme, me socialistët që përgatiteshin për fushatën zgjedhore të 11 majit dhe opozitën që prezantonte zbulimi...

20:49

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI