Flash

Gjykata Kushtetuese: Mos na paragjykoni, vendimi për Ballukun s'është marrë ende

Lapsi.al 29 December 2025
Gjykata Kushtetuese: Mos na paragjykoni, vendimi për Ballukun

Pa specifikuar se me kë e ka, Gjykata Kushtetuese ka dalë me një përgënjeshtrim ndaj "deklaratave publike" që kanë qarkulluar së fundmi lidhur me një gjoja vendimmarrje apo votim të saj për pezullimin e masës “pezullim nga detyra” ndaj Belinda Ballukut.

Sipas Gjykatës, çdo pretendim se është ndjekur një procedurë apo se ka pasur rezultat votimi për pezullimin e vendimeve të GJKKO-së është tërësisht i pavërtetë. Çështja është ende në proces shqyrtimi dhe nuk ka asnjë vendim të marrë.

Gjykata Kushtetuese sqaron se më 22 janar 2026 do të zhvillohet seanca plenare publike, ku do të shqyrtohet kërkesa e paraqitur nga Kryeministri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Republikës, Kuvendit, SPAK dhe GJKKO-së si palë të interesuara.

Në deklaratë, Gjykata u bën thirrje të gjithë aktorëve politikë dhe publikë të tregohen të matur në deklarata, duke paralajmëruar se komentet e nxituara dhe përgojimi i gjyqtarëve apo i institucionit në tërësi cenojnë procesin e rregullt kushtetues dhe krijojnë përshtypje paragjykimi.

Gjykata Kushtetuese thekson se vendimmarrja e saj duhet të mbetet e pavarur dhe e pandikuar nga presioni publik apo keqinformimi, duke ritheksuar se integriteti dhe autoriteti i saj janë thelbësore për ruajtjen e besimit të publikut.

"Në vijim të deklaratave mediatike publike, të bëra nga subjekte të ndryshme që ushtrojnë funksione publike ose private, në lidhje me procedurën e ndjekur dhe rezultatin e votimit për vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e zbatimit të vendimeve gjyqësore nr.118, datë 19.11.2025, dhe nr.120, datë 22.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që kanë disponuar caktimin dhe vazhdimin e masës ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj shtetases Belinda Balluku, Gjykata Kushtetuese i përgënjeshtron këto deklarata si tërësisht të pavërteta.

Gjykata Kushtetuese risjell në vëmendje se bëhet fjalë për një procedurë gjyqësore kushtetuese në vijim e sipër dhe se, në datën 22.01.2026, do të marrë në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë dhe subjekte të interesuara Presidentin e Republikës, Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykatën e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Për të garantuar procesin e rregullt, sipas standardeve kushtetuese, dhe për të shmangur çdo mundësi paragjykimi, qoftë edhe në dukje, ftohen të gjithë aktorët dhe personat e përfshirë në këtë diskutim publik që të tregohen të matur dhe të kujdesshëm në deklaratat e tyre, duke mos përgojuar gjyqtarë individualë apo institucionin e Gjykatës Kushtetuese në tërësi.

Gjykata Kushtetuese rithekson përkushtimin e saj për ushtrimin e funksionit kushtetues me transparencë dhe respekt të plotë të procedurave kushtetuese e ligjore, duke i bërë përsëri thirrje të gjithë aktorëve për respektimin e integritetit dhe autoritetit të saj, me qëllim sigurimin e besimit të publikut dhe garantimin e pavarësisë së vendimmarrjeve gjyqësore, të cilat në asnjë rrethanë nuk duhet të ndikohen nga çdo keqinformim për publikun, nga cilido subjekt të vijë ai." 

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI