Flash

Studentët “peticion” Vuçiçit/ Mbledhin firma për zgjedhje të parakohshme

Lapsi.al 28 December 2025
Studentët “peticion” Vuçiçit/ Mbledhin firma

Studentët protestues në Serbi kanë mbledhur të dielën firma në të gjithë vendin për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme parlamentare, në të cilat shpresohet se do të rrëzohet qeveria e presidentit, Aleksandar Vuçiç nga detyra.

Studentët kanë ngritur gati 500 stenda në dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra, në mënyrë që banorët të nënshkruanin kërkesën për zgjedhje, raporton “Associadet Press”.

Ata kanë thënë se iniciativa e së dielës ka për qëllim të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi presidentin dhe të jetë si një provë mbështetjeje.

Studentët kanë qenë në ballë të një lëvizjeje mbarëkombëtare kundër sundimit populist të Vuçiçit në Serbi. Më shumë se një vit protestash në rrugë filluan për herë të parë në nëntor 2024 pas një katastrofe në stacionin e trenit në Novi Sad që ka lënë të vdekur 16 persona.

Për rënien e strehës së betonit në qytetin verior të Novi Sadit pati akuza për korrupsion të përhapur në institucione dhe këtë e tregoi shpërfillja e rregullave të ndërtimit dhe sigurisë gjatë punimeve të rinovimit në stacion. Deri tani askush nuk ka mbajtur përgjegjës për tragjedinë.

Vuçiçi ka refuzuar të caktojë zgjedhje të parakohshme, por ka sugjeruar se ato mund të mbahen diku vitin e ardhshëm. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë planifikuar në vitin 2027.

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë gjatë vitit të kaluar e kanë tronditur Vuçiçin më shumë se kurrë gjatë mandatit të tij 13-vjeçar.

Ai ka premtuar zyrtarisht se do ta çojë Serbinë në Bashkimin Evropian, por ai ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, ndërsa përballet me akuza për shtypjen e lirive demokratike dhe lejimin e lulëzimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Presidenti serb e ka mohuar këtë dhe i ka akuzuar protestuesit se po përpiqen të orkestrojnë një “revolucion me ngjyra” sipas urdhrave të paspecifikuara nga Perëndimi.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Prrenjas

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima, që dyshohet të jetë...

18:44

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI