Flash

Osimhen provokon trajnerin e Tunizisë pas golit: dënohet menjëherë në Kupën e Afrikës

Lapsi.al 28 December 2025
Osimhen provokon trajnerin e Tunizisë pas golit: dënohet
Nigeria ka humbur edhe këtë herë kualifikimin për Botëror dhe për këtë arsye ka edhe më shumë dëshirë për të fituar Kupën e Afrikës. Skuadra është shumë e fortë dhe Osimhen është simboli i saj. Ish-sulmuesi i Napolit ka shënuar edhe në ndeshjen e vështirë kundër Tunizisë, por pas golit ka provokuar pankinën e kundërshtarëve dhe për këtë arsye është ndëshkuar me karton të verdhë.

Fjalët e teknikut Trabelsi për Osimhen

Mes Nigerisë dhe Tunizisë nuk ishte në lojë kualifikimi, por vendi i parë në grup – pasi ekipet e tjera janë shumë të dobëta për t’i kërcënuar. Dhe dihet: fitoret sjellin fitore. Në prag të ndeshjes, trajneri i Tunizisë, Sami Trabelsi, kishte deklaruar se do të bënte gjithçka për të neutralizuar Victor Osimhen, rrezikun numër një të Super Eagles. Me vetëbesim të tepruar kishte thënë: “Do të përpiqem ta nxjerr jashtë loje”. Në një farë mënyre kishte të drejtë, por ato fjalë e prekën në sedër sulmuesin e Galatasaray, i cili e rriti dukshëm dëshirën për të shënuar.

Gol dhe karton i verdhë për Osimhen

Kështu, kur në minutën e 44-t Osimhen u ngrit më lart se të gjithë për golin e 1-0, duke shfrytëzuar një asist fantastik të Lookman, shpërtheu gjithë zemërimi i bomberit. Pas golit ndaj portierit të “Shqiponjave të Kartagjenës” (pseudonimi i përfaqësueses tuniziane), ai iu drejtua me qëndrim provokues pankinës së Tunizisë dhe veçanërisht trajnerit Trabelsi, i cili e përjetoi dyfish hidhur situatën. Sjellja e sulmuesit u konsiderua provokuese nga arbitri, i cili nuk hezitoi të nxirrte kartonin e verdhë për Osimhen, që përfundoi menjëherë edhe në listën e lojtarëve të ndëshkuar për një gjest që nuk duhej bërë.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI