Flash

Numërohen mbi 90% e votave: Kurti drejt qeverisë i vetëm, e ndjekin PDK dhe LDK

Lapsi.al 28 December 2025
Numërohen mbi 90% e votave: Kurti drejt qeverisë i vetëm, e

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa procesi i numërimit po i afrohet përfundimit. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 21:34 janë numëruar 2,369 nga 2,557 vendvotime, ose 92.65% e totalit.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje! vijon të kryesojë me 50.08% të votave, ose 408,542 vota, duke ruajtur shumicën relative në shkallë vendi.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.98%, ose 171,111 vota. Pas saj vjen Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 13.89%, që përkthehet në 113,270 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar deri tani 5.86% të votave, ose 47,837 vota, ndërsa Srpska Lista rezulton me 3.58%, ose 29,207 vota. Nisma Socialdemokrate mbyll listën e subjekteve kryesore me 1.65%, ose 13,478 vota. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Prrenjas

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima, që dyshohet të jetë...

18:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI