Flash

Do i rrëmbente vajzën për grua, lidhja mes Prekës e minorenes që përfundoi në vrasje

Lapsi.al 28 December 2025
Do i rrëmbente vajzën për grua, lidhja mes Prekës e

Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit Vasel Koçeku, çka solli më pas vrasjen e 20-vjeçarit Preka.

Vasel Koçeku dhe bashkëpunëtori i tij në këtë vrasje, Klaudio Lisaj, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, por përgjimet telefonike, sipas anëtarëve të grupit hetimor, kanë treguar të kundërtën.

Pavarësisht pretendimeve të tyre, Gjykata e Shkodrës, tre ditë më parë, vendosi të lërë në burg babain e vajzës së mitur, Vasel Koçekun, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Lisaj.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Lisaj është personi që ka thirrur dhe ka nxjerrë nga shtëpia 20-vjeçarin Pavlin Preka. Ndërsa personi që e ka qëlluar dyshohet se është babai i vajzës së mitur, Vasel Koçeku.

Sipas hetimeve të kryera, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës Pavlin Preka për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe.

Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç.

Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku, duke i thënë se nuk kishte vajzë për të martuar, pasi ishte shumë e vogël dhe duhej të ndiqte shkollën.

Megjithatë, Pavlin Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë, të cilëve u ishte shprehur se do t’ia rrëmbente vajzën Vasel Koçekut me qëllim krijimin e martesës me të.

Sipas hetimeve, dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re.

Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Për identifikimin e dy autorëve të vrasjes, Policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës u janë dashur një sërë veprimesh hetimore, si përgjime dhe marrja e dhjetëra deklarimeve të personave të ndryshëm, si dhe e dy protagonistëve të këtij krimi. /tvsyri

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI