Flash

Dalin rezultatet paraprake në Kosovë: Surprizon Vetëvendosja

Lapsi.al 28 December 2025
Dalin rezultatet paraprake në Kosovë: Surprizon Vetëvendosja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, me një numër ende të pjesshëm votash të numëruara. Sipas të dhënave zyrtare, procesi i numërimit është në vijim.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje surprizon, ajo kryeson bindshëm garën elektorale me 47.12% të votave, ose 72,737 vota, duke ruajtur epërsinë e qartë ndaj partive të tjera.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 19.33% ose 29,842 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 13.68%, që përkthehet në 21,122 vota.

Pas tyre vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.70% ose 11,884 vota, e ndjekur nga Srpska Lista me 4.59% dhe 7,079 vota. Nisma Socialdemokrate ka siguruar deri tani 1.82% të votave, ose 2,806 vota.

Sipas KQZ-së, deri në momentin e publikimit të këtyre të dhënave, janë numëruar rreth 7.99% e votave, ndërsa procesi vijon në qendrat e votimit në mbarë vendin.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Prrenjas

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë. Viktima, që dyshohet të jetë...

18:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI