Flash

Aksident me vdekje në Prrenjas

Lapsi.al 28 December 2025
Aksident me vdekje në Prrenjas

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Përrenjas, ku një burrë rreth 50-vjeç ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë.

Viktima, që dyshohet të jetë banor i zonës, po kalonte rrugën kur makina e mori përpara, duke e hedhur në ajër dhe përplasur mbi një tjetër makinë.

Fatkeqësisht, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Dëshmitarët në vendngjarje për JOQ tregojnë tmerrin që panë: “Para një ore e gjysmë ka ndodhur një aksident në Përrenjas, dhe ka humbur jetën një burrë rreth moshës 50 vjeç. Unë isha aty dhe e pashë kur e përplasi makina. Ai ndërroi jetë në vend se e hodhi në ajër makina dhe ra sipër një makine tjetër. Ai po kalonte rrugën dhe makina me shpejtësi e mori përpara. Ishte i zonës aty,” shkruan një qytetare.

Ndërkohë nuk ka ende asnjë reagim të policisë në lidhje me ngjarjen në fjalë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI