Flash

Von der Leyen: Mbështesim përpjekjet për një paqe të drejtë në Ukrainë

Lapsi.al 27 December 2025
Von der Leyen: Mbështesim përpjekjet për një paqe të

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky zhvilloi një videotelefonatë me udhëheqësit evropianë përpara takimit të nesërm me Donald Trump. Mediat e huaja raportojnë se mori pjesë gjithashtu edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte.

Qeveria gjermane, në një deklaratë pas bisedës, theksoi se 11 krerët e shteteve dhe qeverive evropiane dhe Kanadaja, e siguruan Ukrainën për mbështetjen e tyre të plotë dhe nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara për një paqe të qëndrueshme dhe të drejtë në Ukrainë”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen reagoi gjithashtu duke thënë se mirëpresin “të gjitha përpjekjet që çojnë drejt qëllimit tonë të përbashkët: një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme që ruan sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.

“Në vitin 2026, Komisioni i BE-së do të vazhdojë të mbajë presion të lartë mbi Kremlinin, të mbështesë Kievin dhe të punojë intensivisht për ta shoqëruar atë në rrugën e tij drejt pranimit në BE”, shtoi ajo.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI